E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetëra fshatra të izoluara nga bora, temp. rekord minus

Zonat më problematike janë në Qarkun e Kukësit dhe atë të Dibrës, por probleme ka edhe më në jug të vendit si në Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.

Sipas të dhënave më të fundit, në Bulqizë janë të izoluara komunat Ostren, Zerqan, Trebishtë, Martanesh, etj. Temperatura në këto zona ka thyer rekord, duke shkuar deri në minus 22 gradë celsius. Edhe në disa në rrethin e Kukësit janë të izoluara, si ajo Kukës-Qafë Mali, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Mali.

Aksi nacional Kukës-Tiranë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në Kukës janë izoluar komunat Zapod, Grykës Çaj, Kalis, Arrën dhe në Tropojë të izoluara janë Gjinaj, Lekbibaj dhe Markgegaj. Në të gjitha këto komuna mungon edhe energjia elektrike. Në qytetin e Korçës, bora ka arritur sot deri në 14 centimetra. Qafa e Qarrit,Qafë Plloc, Qafë Thanë, Korçë-Kapshticë, kalohen me zinxhirë.

Në qarkun e Gjirokastrës dëbora arrin në 6 cm. Më e vështirë është situata në komunat e thella. Qafa e Muzinës është e izoluar nga dëbora. Borë ka rënë sot edhe në qytetin e Elbasanit, në ka vështirësi qarkullimi në Qafë Krrabë, Prrenjas-Qafë Thanë, etj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-16 08:15
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›