Kosovë, presidentja Jahjaga dekreton 45 gjykatës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi sot emërimin e 45 gjyqtarësve në gjykatat e vendit
Në një deklaratë për mediat e Zyrës për Informim të presidentës theksohet se dekretimi është bërë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjyqtarët e dekretuar thuhet se bënë betimin para presidentes Jahjaga.