E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërprerje masive energjie në veri të Indisë

Ndërprerja e rrymës sot në mëngjes ka përfshirë 9 shtete me mbi 300 milionë banorë, përfshirë kryeqytetin e vendit Nju Delhi.
 
Problemet me mungesën e rrymës kanë ndërprerë transportin hekurudhor dhe lëvizjen e metrosë dhe po shkaktojnë probleme të mëdha me trafikun rrugor pasi nuk punojnë semaforët në qytete të mëdha.
 
Zyrtarët e enteve energjetike thonë se furnizimi me energji për shërbime publike si spitalet dhe transportin po trajtohet si prioritet. Ata parashikojnë që furnizimi me energji do të rivendoset brenda ditës.
 
Ndërkaq kanë filluar hetimet mbi shkakun e problemit.

                                                                                             2012-07-30 16:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›