E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, ushtria po bombardon intensivisht Homsin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon Gayen të ketë thënë se "gjatë vizitës sime në Homs, konstatova personalisht bombardime intensive me artileri të rëndë dhe predha mortajash".
     
Oficeri vizitoi gjithashtu qytetin Rastane, në të njëjtin rajon, qytet bastion i protestuesve, ku u shpreh se kishte dëme masive. "Aty gjendeshin gjithashtu tanke të shkatërruar të ushtrisë. Jam shumë i shqetësuar për dhunën e vazhdueshme dhe duhet të pranojmë se dhuna është faktor i të dy palëve", theksoi kreu i vëzhguesve.

                                                                                             2012-07-30 20:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›