Berisha: Rama s'i bllokon dot reformat ekonomike Eva Gjura
"Synimi i qeverise eshte rritja ekonomike dhe reformat ne kete sektor, te cilat per fat te mire Edi Rama nuk mund t'i bllokoje, pasi miratimi i tyre nuk kerkon 3/5 e votave". Keshtu u eshte drejtuar dje ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha, ministrave te kabinetit. Duke vene theksin tek ekonomia dhe zhvillimi i saj, Berisha eshte shprehur se dy jane treguesit qe deshmojne per vitalitetin, dinamizmin, progresin e ekonomise shqiptare, shtimi i investimeve te huaja dhe rritja e punesimit. Duke u ndalur tek i pari, Berisha tha se "4 muajt e pare te vitit investimet e huaja ne Shqiperi u rriten me mbi 20%, krahasuar me 4 muajt e pare te vitit te kaluar. Kjo e dhene eshte inkurajuese. Rritja e investimeve te huaja ne vend perben nje nga lajmet me pozitive, eshte deshmi e rritjes se besimit tek Shqiperia dhe ekonomia e saj, eshte deshmi e krijimit te nje klime miqesore ndaj biznesit, eshte deshmi e krijimit te garancive ligjore dhe te tjera qe kerkohen ne menyre qe projektet e huaja te zhvillohen ne Shqiperi". Kjo rritje, mbi te gjitha, per kryeministrin, eshte tregues i nje punesimi ne rritje te shqiptareve. Duke u ndalur ne statistika, Berisha tha se "sipas Qendres Kombetare te licencave dhe lejeve, 4-mujori i pare i ketij viti pati nje shtim prej 420 biznesesh te reja te licencuara vendi dhe te huaja, pra pati nje shtim te ndjeshem te sipermarrjes se lire". Duke vleresuar mendimin e analisteve se kjo rritje e investimeve ka ardhur me kthimin e emigranteve, Berisha nuk e ka perjashtuar kete fakt, por ka shtuar se stabiliteti ekonomik, klima miqesore dhe e sigurt ne Shqiperi, shton edhe numrin e bizneseve. Kreu i qeverise iu ka kujtuar ministrave se axhenda kryesore e kesaj qeverie eshte ekonomia dhe reformat e saj, liria ekonomike dhe zgjerimi i saj. Berisha ka theksuar me tej se qeveria do te punoje qe cdo pasuri e medha e ketij vendi te shnderrohen ne vlera per qytetaret shqiptare. Ketu ka sjelle si shembull koncesionet, sidomos ato te fushes se energjetikes, te cilat, sipas tij, jane nga sukseset me te medha ne historine e nje vendi. "Te mos harrojme se sot ne HEC jane te punesuar me mijera qytetare shqiptare dhe cdo jave pothuajse nje HEC i ri hyn ne funksion, por cfare duhet te bejme ne ne cdo fushe qe partneriteti publik, privat te shnderrohet ne nje Leve te vertete Arkimedi per zhvillimin e vendit dhe shumefishimin e fuqise zhvilluese ndertuese te Shqiperise", - tha Berisha. Kryeministri ka theksuar se qeveria do te punoje fort per realizimin e te gjitha reformave, te cilat, per fat te mire, nuk duan 3/5 per t'u miratuar dhe opozita nuk mund t'i bllokoje. "Mund t'u them se jane fatlum qe keto reforma, rezultate e tyre nuk mund te bllokohen, nuk mund te bllokohen se nuk jane me 3/5, sepse, sic eshte bere e qarte, tani per te gjithe shqiptaret z. Rama perdor tani 1/5 per te bllokuar te gjithe vendin, pasi ne konceptin e tij konsensus do te thote bllokim, por keto jane jashte kesaj sfere te ngushte qe kerkojne 3/5, ndaj dhe ecin, sulmohen, por prape ecin", - tha Berisha.