Uldedaj: Lobingu biznes-qeveri më i fortë
19/09/2009 Përfaqësuesit e rinj në Kuvend
Kuvendi i ri ka një përfaqësim të ri të biznesit në cilësi dhe në numër. Kjo do ta bëjë zërin e sipërmarrësve më të fortë. Gjithashtu do ta bëjë sipërmarrjen private të ndjehet më e sigurt në nismat dhe reformat qeveritare. Ky është opinioni i kryetarit të Dhomës së Tregtisë, njëkohësisht deputetët në këtë legjislaturë, Gjok Uldedaj. “Prezenca e përfaqësuesve të biznesit në komisionet parlamentare dhe vendimmarrëse në Kuvend, do të krijojë lobingje më të forta dhe solide, duke qenë një zë i qenësishëm në bashkëpunimet e reja biznes-qeveri. Kjo në një kontekst të qartë ku progresi i çdo vendi demokratik kushtëzohet mjaft nga zhvillimi ekonomik i tij”, - tha Uldedaj. Sipas tij, progresi i Shqipërisë në vitet e fundit është i dukshëm dhe për t’u vlerësuar, siç thekson edhe raporti i BB-së, “Doing business 2010”. “Komuniteti i biznesit ka qenë dhe mbetet faktor i rëndësishëm në të gjitha reformat, duke vlerësuar se çdo arritje është një start i ri për zhvillime të reja. Ne mbetemi në krah të të gjitha zgjidhjeve optimale që sjellin progres dhe eliminojnë çdo lloj kontestimi të mundshëm”, - thekson Uldedaj. Sigurisht, sipas kreut të DHTI-së, reformat duhet të vazhdojnë. “Ne inkurajojmë qeverinë, duke i ofruar mbështetjen, eksperiencën dhe mendimet tona, që fryma e reformave të vazhdojë në kohezion me atë të zhvillimit të biznesit”, - tha ai. Reformat do të zgjidhin probleme si liberalizimi i lejeve të ndërtimit, mënyra e pagesës së taksave, handikapët ligjorë mbi falimentimin dhe mbi mbylljen e biznesit.
Faktori negativ
Qeveria ka bërë përpjekje për të privatizuar bursën e Tiranës. Në prill të këtij viti, kreu i Qeverisë, Sali Berisha, ka deklaruar për “Metropol” se kushtet aktuale financiare në të gjithë globin nuk janë në favor të kësaj situate. “Ka përpjekje për privatizim, por kriza financiare nuk e ndihmon”, - citohet në përgjigjen me mesazh. Ministria e Ekonomisë kishte planifikuar nisjen e bursës së Tiranës gjatë vitit 2009.