Klosi: Do të vazhdojmë rrugën e bojkotit të Kuvendit
19/09/2009 PS e vendosur në qëndrimin e saj
“Ne nuk hyjmë në këtë parlament të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura. Ne nuk kërkojmë të marrim pushtetin në tavolinë, por do të kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”. Një qëndrim i tillë erdhi sërish nga Partia Socialiste, duke u shfaqur në këtë mënyrë më se e vendosur për të vijuar më tej rrugën e saj të bojkotit të Kuvendit. Kështu, duke dhënë dhe një përgjigje ndaj deklaratave të faktorit ndërkombëtar, që kundërshton bojkotin, deputeti i PS-së Blendi Klosi gjatë një konference për shtyp nuk la pa komentuar dhe miratimin e qeverisë së re “Berisha 2”. “Qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre një shfaqje të turpshme të një qeverie të re të politikës së vjetër. Një shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë”, - vlerësoi Kloasi. Sipas tij, kryeministri Berisha, duke qenë i paaftë dhe i painteresuar për t’u dhënë zgjidhje halleve të qytetarëve, dëshmoi edhe një herë se nuk do të qeverisë dot ndryshe, por do të vazhdojë mjeshtërisht pasurimin e oborrit të tij personal, pavarësisht patericave të reja që i ofroi Ilir Meta me votat e marra falë një mashtrimi të madh publik. PS-ja është e vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligji të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar, që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale, që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë dhe do të mbrojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, - vuri në dukje Klosi gjatë fjalës së tij.