Sherri tek “Golden Gold”, 3 rivalët të pandehur
19/09/2009 Dosja në gjykatë për Florind Gursin, Indrit Deliun dhe Leonard Allushin
Akuza për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë e “armëmbajtje pa leje”
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procesin hetimor në ngarkim të tre shtetasve Florind Gursi, Indrit Deliu dhe Leonard Allushi, të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Dosja penale me numër 1958 që bën fjalë për veprimtarinë kriminale të tre të pandehurve të sipërcituar është regjistruar në gjykatën e Tiranës në 17 shtator. Sipas veprimeve hetimore që ka kryer organi i akuzës rezulton se dy të pandehurit Florind Gursi dhe Indrit Deliu, kanë qëlluar me armë në drejtim të të pandehurit Leonard Allushit, vëllait të tij Altinit dhe kushëririt Astrit Lozit. Shkak i këtij konflikti është bërë një sherr i ndodhur disa muaj më parë në ambientet e lokalit “Golden Gold” që ndodhet në Linzë, ku si pasojë e përplasjes së dy grupeve, shtetasi Saimir Suli mbeti i plagosur. Sipas Prokurorisë, fillimisht për këtë ngjarje ditën që ndodhi, u arrestua Alban Allushi dhe një muaj pas tij përfundoi në pranga edhe pronari i lokalit Urim Allushi. Mirëpo për t’u hakmarrë për arrestimin e kushëririt të tij, Urimit, i pandehuri Leonard Allushi në rrugën “Myslym Keta”, ka arritur të ndalojë dhe të kërcënojë me armë, shtetasin Juxhin Shima, mikun e Saimir Sulit, i cili mbeti i plagosur në shkurt në parkingun e lokalit “Golden Gold”. Më pas dy miqtë e Shimës, të pandehurit Indrit Deliu dhe Florind Grusi kanë qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve Leonard dhe Altin Allushi dhe mikut të tyre Astrit Lozi. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku pas ndërhyrjes së mjekëve shëndeti i tij tashmë është normalizuar. Pas kësaj ngjarjeje policia ka arritur të verë në pranga Leonard Allushin, për kanosje dhe armëmbajtje pa leje dhe ka shpallur në kërkim të pandehurit Indrit Deliun dhe Florind Grusin, për vrasje të mbetur në tentativë. Aktualisht procesin gjyqësor në ngarkim të tre të pandehurve do e drejtojë gjyqtari Martin Deda.