E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli sulme me avione ndërtesave në Gaza

Avionët nga Izraeli kanë bombarduar sot disa caqe rreth Rripit të Gazës të udhëhequr nga Hamasi, si kundërpërgjigje ndaj hedhjes së raketave nga ana e militantëve.
Ushtria izraelite tha se aeroplanët kishin në shënjestër një ndërtesë, që përdorej për ndërtimin e raketave në periferi të qytetit të Gazës, si dhe dy tunele, që lidhin enklavën jugore me Egjiptin, nga të cilat furnizohen me ushqime dhe mjete të tjera jetësore kontrabandë për shkak të bllokadës që i ka bërë Izraeli qytetit të shkatërruar.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2007 dhe në janar të vitit 2008 aeroplanët izraelit goditën pa rreshtur zonat palestineze, duke lënë të vrarë mbi një mijë persona dhe qindra e mijëra të tjerë të plagosur, shumica prej të cilëve civilë të pafajshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›