Fishekzjarret pengojne koncertin
Per here te pare, pas shume vitesh, Viti i Ri ne Elbasan shpeton pa te lenduar nga incidentet apo shperthimi i shashkave e fishekzjarreve ne momentet e nderrimit te viteve. Plasja e kapsollave dhe shperthimi i fishekzjarreve nuk ka lejuar qe te ndiqet nje koncert i kendshem i organizuar nga bashkia ne nje nga sheshet kryesore te qytetit. Sipas te dhenave te qendres spitalore, ne urgjence kane perfunduar me shume te dehur sesa te plagosur. Ne Elbasan u regjistruan vetem disa plagosje te lehta nga fishekzjarret si ne dore, kembe dhe me pak ne fytyre, por pa pasoja per pacientet. Me keq e kane pesuar teshat e trupit. Ndryshe nga vitet e tjere, kete vit jane regjistruar me shume raste te djegieve te xhupave, pantallonave, trikove dhe xhaketave nga perdoruesit. Krahasuar me nje vit me pare, ne shesh kane dale me pak njerez dhe rrjedhimisht jane hedhur me pak fishekzjarre. Nderkohe ne urgjencen e spitalit kane perfunduar dhjetera persona, qe kane abuzuar me alkoolin dhe ushqimin, kurse policia ka shmangur incidentet.
F. S