Ulen temperaturat, mbipopullohet pediatria
Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave, në Spitalin Pediatrik të qytetit të Elbasanit janë kryer më shumë se 40-50 vizita në ditë, ndërsa janë shtruar në ambientet e tij rreth 30 fëmijë me simptoma të virozave gripale
ELBASAN - Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar shfaqjen e virozave të stinës kryesisht tek fëmijët. Vetëm në tri ditët e para të kësaj jave, në Spitalin Pediatrik të qytetit të Elbasanit janë kryer më shumë se 40-50 vizita në ditë, ndërsa janë shtruar në ambientet e tij rreth 30 fëmijë me simptoma të virozave gripale. Shefi i pavijonit të Pediatrisë, Edmond Laho pohoi për Gazetën, se "ndryshimi i motit është shoqëruar menjëherë me shfaqjen e sëmundjeve virale, të cilat zakonisht lokalizohen në rrugët respiratore, por shoqërohen edhe me temperaturë, mungesë të oreksit etj". Sipas Lahos, në rast se nuk merren masat e nevojshme dhe nuk ndiqen rekomandimet e mjekut, sëmundja shoqërohet me bronkite dhe pneumoni.
(d.b/BalkanWeb)