Qyteti e fshatrat zhyten në terr, protestojnë banorët
Përfaqësuesit e OSSH-së se Gjirokastres nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me mungesën e dritave. Banorët pohojnë se dritat ikin orë dhe pa orë, ndërsa kudo në rrugë dëgjohet zhurma monotone e gjeneratorëve
GJIROKASTËR - Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve të fundit është kthyer në makth për banorët e qytetit të Gjirokastrës. Ndërkohë, përfaqësuesit e OSSH-së nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me mungesën e dritave. Banorët pohojnë se dritat ikin orë dhe pa orë, ndërsa kudo në rrugë dëgjohet zhurma monotone e gjeneratorëve. Që prej dy ditësh janë zhytur në terr dhe tre komunat e këtij rrethi. Bëhet fjalë për komunën e Cepos, Picarit dhe Lunxhërisë. Të indinjuar, banorët e qytetit dhe të fshatrave pohojnë se në kohën kur ishte ministër i Energjetikës Genc Ruli nuk kishin probleme me furnizimin me drita.
(d.b/BalkanWeb)