Ulet çmimi i apartamenteve, bankat dorështrënguara në kredi
Kriza ekonomike përveç papunësisë dhe rritjes së kriminalitetit ka ndikuar për mirë në uljen e çmimit të apartamenteve. Mos shitja e banesave ka bërë që çmimi i tyre të ulet si në Tiranë ashtu edhe në Durrës. Por veç uljes së apartamenteve këtë rrugë ka pësuar edhe marrja e kredive në banka. Arsyeja sipas ekspertëve të kësaj fushe janë kushtet dhe kriteret e forta që kanë vendosur bankat për marrjen e kredive, pamundësia për të paguar këtë kredi dhe interesi i saj, i cili është i lartë. Të gjitha këto kurba rënie dhe ngritje mbajnë një titull, krizë ekonomike. Sipas burimeve nga agjencitë imobilare në kryeqytet muajt e fundit çmimet e apartamenteve kanë pësuar ulje. Këtë rënie agjencitë imobilare e justifikojnë me krizën ekonomimke, e cila atomatikisht sjell edhe uljen e çmimit të këtyre banesave. Rënia e çmimeve sipas agjencive imobilare rrit edhe blerjen e apartamenteve që deri para pak kohësh kanë pasur çmime mjaft të larta. Por sa do të zgjas çmimi i ulët i banesave në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar kjo do të shihet nga blerja e tyre, e cila do të ndikohet edhe me ardhjen e emigrantëve për sezonin turistik.