PD kalon faljet te ministri, PS kundër
E ka quajtur antikushtetues ligjin e faljeve opozita, për këtë arsye i ka refuzuar votat e saj. Mes debateve dhe replikave që nuk munguan gjatë 2 orëve në komisionin e ligjeve, socialistët e argumetuan votën kundër shumicës së neneve të ligjit të ri për amnistinë, si tentativë për të ruajtur kompetencat e presidentit. Këto të fundit cënohen sipas tyre nga ministri i Drejtësisë.
"Ministri i Drejtësisë qënka dhe posta e presidentit të Republikës, qënka dhe mendja e presidentit të Republikës, qënka dhe stilolapsi për të hedhur firmën e presidentit të Republikës. Kjo është e patolerueshme, është antikushtetuese. Në rast se doni ta miratoni këtë ligj me dhunën e kartonave, dhe ta shtoni katalogun e ligjeve antikushtetuese bëjeni. Po në këtë rast ju e dini që ne nuk jemi dakord", tha deputeti i PS, Saimir Tahiri.
"Ju e dini që ju eventualisht po të shkojë cështja në Gjykatën Kushtetuese do mblidhni gjykatën ne dhomë këshillimi dhe do të kumtoni vendimin e tyre. As njëra dhe as tjetra nuk mund të jenë të vërteta në një shtet ligjor. Dhe sa kohë që nuk janë të vërteta as njëra dhe as tjetra, deklarimi juaj që ligji është antikushtetues është nonsens", u shpreh Ilir Rusmajli, deputet i PD.
Një tjeter shqetësim i socialistëve ishte dhe mundësia e abuzimit politik me amnistinë. "Në Shqipëri është dekretuar falje me 360 e ca persona. Pra, presidenti i republikës ka falur një person në ditë gati. Nuk dënohet në Shqipëri për vepër penale një person në ditë. Ti veme kufi pazarit politik apo financiar që mund të bëhet me dekretimin e faljes", vijoi Tahiri.
"Që të bësh një deklaratë publike dhe të ashpër madje, nga një politikan i sferës së lartë të PS, që thua korrupsion politik, korrupsion financiar, për faljet për gjatë këtyre 20 viteve, kjo është do të thosha një mungesë morali dhe një mungesë personalizmi politik", tha Dashnor Sula, deputet i PD.
Tashmë me ligjin e ri, kërkesat për amnisti do të shqyrtohen dhe verifikohen nga ministri i Drejtësisë, i cili do t’i dorëzojë listën përfundimtare për miratim Presidentit të Republikës.
Elona Gjylmi