E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pas zgjedhjeve, Dokle: Të bëhet transparenca

Partia Socialiste qe i ka kontestuar zgjedhjet e 28 qershorit deklaroi sot nepermjet deputetit, Namik Dokle se 1 vit pas zgjedhjeve parlametare qeveria nuk i hap rruge transparences se 28 qershorit dhe zgjidhjes se krizës. Dokle tha se gjate ketij viti qeveria nuk ka bere asnje reforme.

"Pikërisht sot mbushet një vit nga dita ku u konsumua krimi elektoral, dhe maxhoranca vazhdon të mos pranojë hetimin. Kryeministri dhe qeveria e tij vazhdojnë të shkelin parimin e kushtetutës dhe transparencës. Qëndrimi i mbrapshtë ndaj votës së lirë, shurdhëria e qeverisë për të mos i hapur rrugë zgjidhjes së krizës, deklaratat qesharake të mohimit të realiteteve dhe problemeve që po përjetojnë shqiptarët po e cojnë demokracinë në kthetrat e autoritarizmit, ekonominë në faliment, institucionet e të drejtës në litarin e qeveris, parlamentin në ngërcin e vazhdueshëm. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga kokëfortësia dhe imponimi, ndaj një populli të lirë e të gatshëm të sakrifikojë për lirinë e vet. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit të saj të heqë dorë nga mashtrimi dhe të pranojë transparencën, të heqë dorë nga diktati dhe të pranojë dialogun, të heqë dorë nga shpërdorimi i pushtetit dhe të respektojë shtetin e së drejtës. Kjo do të ishte axhenda jonë europiane për të gjitha forcat politike, për të gjithë shqiptarët", deklaroi Namik Dokle, deputet i PS.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›