E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen tarifat bankare

Kështu, BSH-ja ka vendosur që të ulen tarifat e përdorimit të sistemeve elektronike, sistemi ndërbankar i pagesave me vlera të mëdha, ose AIPS dhe sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, ose AECH.

Gjithashtu, vendimi parashikon ndryshimin e kontratës së pjesëmarrjes në sistemet e mësipërme, me qëllim përcaktimin e një çmimi tavan që bankat mund t'u aplikojnë klientëve të tyre për pagesat që procesohen nëpërmjet këtyre sistemeve. Vendimi parashikon rritjen e vlerës së pagesave që mund të kryhen nëpërmjet sistemit të pagesave të vogla AECH, nga 1 në 1.5 milionë lekë.

Kjo zgjeron numrin e pagesave që mund të kalohen nëpërmjet sistemit të vlerave të vogla dhe shkon në avantazh të përdoruesve, sepse tarifa për pagesë në sistemin AECH është vetëm 4 lekë, ndërsa për atë në sistemin AIPS është 250 lekë. Banka e Shqipërisë gjithashtu ka shtuar seancat e klerimit të pagesave në sistemin AECH, duke ju mundësuar bankave të shlyejnë pagesat e klientëve pothuaj në kohë reale, me një komision të ulët.

 Aktualisht zhvillohen dy seanca, ndërkohë që do të shtohet edhe një e tretë, që do të bëjë një shpërndarje pothuajse të njëtrajtshme të pagesave të kleruara gjatë një ditë pune. /Start/

                                                                                             2011-11-23 14:44
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›