E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet numri i lindjeve, çdo familje një fëmijë

Zonat malore kanë numrin më të madh të lindjeve. Shqiptarët dëshirojnë shumë fëmijë, por bëjnë pak

Papunësia, kriza e sektorëve kryesorë, mungesa e stabilitetit apo frika për më shumë angazhim, janë disa nga arsyet që kanë ulur numrin e lindjeve në vendin tonë. Dëshira për të pasur shumë fëmijë mund të ekzistojë si pjesë e iluzioneve për çdo çift, por dy vitet e fundit, mundësia si dhe financat kanë bërë që në planet e çifteve të reja të jetë një, maksimumi dy fëmijë. Kryeqyteti mban “peshën” më të madhe të fajit. Në Tiranë, çiftet e reja kërkojnë të lindin dhe kohët e fundit kanë lindur një fëmijë të vetëm. Zonat me numrin më të madh të lindjeve mbeten ato malore. Po ashtu, banorët e këtyre zonave mendojnë se brenda një familjeje, normalja e lindjeve duhet të jetë të paktën dy fëmijë.

Të dhënat e fundit demografike të Institutit të Statistikave dhe Institutit të Shëndetit Publik raportojnë se në kryeqytet, numri i lindjeve vazhdon të jetë i ulët, ndërkohë që kemi ulje të lindjeve edhe në shkallë republike.

Lindjet

Dy vitet e fundit, çiftet në Shqipëri kanë lindur mesatarisht 1.6 fëmijë. Në zonat rurale, bregdetare dhe malore kanë lindur më shumë, ndërkohë që në zonat urbane, lindjet kanë qenë më të pakta. Numrin më të ulët të lindjeve e mban kryeqyteti. Mesatarja e familjeve të reja ka lindur vetëm një fëmijë. Pavarësisht numrit ideal të fëmijëve që shqiptarët dëshirojnë të lindin, numri i fëmijëve që lindin është i pakët. Mesatarisht në vendin tonë, dëshira e çifteve është për të pasur afërsisht tre fëmijë. Kërkojnë të kenë shumë fëmijë banorët e zonave rurale, malore. Në Tiranë, çiftet kërkojnë të kenë më pak fëmijë. Numri i lindjeve në vend, nga viti në vit, po ulet. Numri ideal i fëmijëve që duan të lindin shqiptarët është mesatarisht dy. Mosha mesatare e marrëdhënies së parë seksuale nis nga 21 në 32 vjeç, ndërsa mosha e martesës për gratë, kryesisht është 22-23 dhe për burra 26-28 vjeç. Gratë shqiptare e lindin fëmijën e parë rreth moshës 23 vjeç, ndërkohë që 3-4 për qind e grave shtatzëna janë nga 15 deri në 19 vjeç. Mosha mesatare e martesave në Shqipëri vijon të jetë e re, po ashtu mbetet edhe mosha kur femrat vendosin të lindin fëmijën e parë.

Vdekjet

Sipas INSTAT dhe ISHP, vdekshmëria foshnjore është minimizuar në kryeqytet, ndërkohë që shifra mbetet e lartë në zonat malore, respektivisht 38 vdekje për 1 mijë lindje, ndërkohë që shifrat mbeten të larta edhe për vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç.

Përdorimi i metodave kontraceptive është më i gjerë në zonat urbane, ndërkohë që mbetet i ulët numri i shqiptarëve që përdorin metoda moderne për t’u ruajtur nga shtatzënitë e padëshiruara.
Shumica e grave shqiptare marrin kujdes shëndetësor para lindjes dhe kryejnë lindjen në maternitete nga 95-100 për qind të rasteve, në varësi të zonës ku jetojnë. Po ashtu shumica e fëmijëve kryejnë “ritualin” e vaksinimit nga 93 deri në 100 për qind të rasteve. Pesë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore dhe amtare kanë pësuar ulje të ndjeshme. Teksa kemi një rënie të përdorimit të metodave tradicionale kontraceptive.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›