E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rritet kostoja e prodhimit

Raporti Biznesi, në vështirësi të mëdha. Shifrat e tremujorit të fundit 2009

Bizneset po vuajnë nga rritja e kostove të lëndëve të para, duke nxjerrë në treg një produkt me çmim të lartë. Sipas INSTAT, të prodhoje gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009, kushtonte më shtrenjtë se një vit më parë. Kështu, në tremujorin e katërt të vitit 2009, Indeksi i çmimeve të Prodhimit arriti 110.1 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.6 përqindësh kundrejt tremujorit të tretë 2009. Ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të Prodhimit është 1.2 për qind. Industria nxjerrëse shënoi një rritje prej 1.5 përqindësh. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 8.9 për qind.

Sipas INSTAT, Indeksi i çmimeve të Prodhimit në degën “Industri përpunuese” shënoi rritje me 0.6 për qind. Brenda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Prodhimi i drurit dhe artikujve me dru përveç mobilieve” me 1.0 për qind, “Rafinimi i naftës, koksifikimi” me 4.5 për qind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” me 3.2 për qind.

Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet e tjera si: “Industria tekstile”, “Industria e letrës, kartonit, botime”, kanë shënuar ulje përkatësisht me 1.5 për qind dhe 0.4 për qind.

Indeksi i çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 108.7 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.3 përqindësh krahasuar me tremujorin e tretë 2009. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në degët “Industri nxjerrëse” prej 1.5 përqindësh dhe “Industri përpunuese” prej 0.2 përqindësh.

Indeksi i çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 115.1 për qind, duke shënuar nrritje prej 1.8 përqindësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në degën: “Industri përpunuese” me 1.7 për qind.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›