Nesër mbyllet Poezia e Verës

Tiranë, 19 mars, NOA Ditën e nesërme, në kuadër të stinës së eventeve Italia dhe Shqipëria 2010 dy Popuj, një Det, një Miqësi, organizuar nga ambasada e Italisë në Tiranë, mbyllet aktiviteti i Poezia e verës, eveniment ky tregtar-promocional lëvizës, i promovuar nga shoqata kulturore Syri Blu dhe Poeteka dhe me mbështetjen e ministrisë së Bujqësisë.
Aktiviteti u shtri dhe në qytete të tjera si Berat, Durrës dhe Shkodër dhe do të mbyllet nesër, në orën 17.30 me një mbrëmje finale në hollin prestigjoz të ministrisë së Bujqësisë.
Në këtë takim, do të marrin pjesë ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba DElia, ministri i Bujqësisë Genc Ruli, ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri si dhe autoritete të tjera.
Më pas, mbrëmja do të vazhdojë me një aktivitet tjetër të pranverës italiane me operan Rigoletto të Giuseppe Verdit, event qe do të çelë kalendarin e veprimtarive të organizuara nga ambasada italiane pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.
n.e/NOA