Bizneset, “OK” paketes se BSH-se per nxitjen e kreditimit
Biznesi e ka mirepritur paketen e fundit te publikuar nga Banka e Shqiperise per te nxitur kreditimin e ekonomise. Keshtu, gjate nje prononcimi per mediat, kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, Ilir Zhilla, ka pohuar se tani u takon bankave te marrin me shume iniciative per te plotesuar nevojat e sektorit privat per financim. Ndersa kreu i Shoqates se Hoteliereve, Zak Topuzi nga ana tjeter, ka pohuar se pret qe masat e Bankes se Shqiperise te ndihmojne ristrukturimin e kredive te bizneseve qe po kalojne veshtiresi te perkohshme. Konkretisht, paketa e masave te ndermarra nga BSH-ja parashikon permiresim te kuadrit ligjor per ekzekutimin e kolateralit, vazhdimin e politikes monetare stimuluese dhe lehtesimin e kerkesave rregullatore ndaj bankave, per te cliruar kapacitetet e tyre kredituese.