E Diel, 1 Nëntor 2026

Ciftet drejt karrieres, ulen lindjet ne Shqiperi Sonila Isaku

Ciftet shqiptare me shume preferojne te ngjisin shkallet e karrieres, sasa te lindin dhe te rrisin nje femije. Keto jane faktet kryesore qe vertetojne uljen e lindjeve ne vendin tone, nga viti ne vit. Duke iu referuar te dhenave te viteve '93 - '96, kur nje familje kishte minimalisht 3 apo kater femije, sot nje cift preferon te kete nje apo dy femije. Specialistet e Shendetesise e shohin kete fenomen, si nje ndergjegjesim te shoqerise shqiptare per te planifikuar numrin e femijeve dhe kohen kur ata duhet te vijne ne jete.
Lindjet
Te dhenat zyrtare nga Ministria e Shendetesise, tregojne per nje ulje te ndjeshme te fertilitetit tek ciftet shqiptare. Nga 3.3 femije qe llogaritej ne vitet 93-95 lindshmeria ka rene ne 1.6 femije per grua ne vitet 2006 - 2009. "Studimet e fundit perllogarisin te kemi vetem 35 mije lindje, ne vit ne rang kombetar. Kjo per shkak se ciftet jane te prirur drejt karrieres dhe se shpeshhere zgjedhin dhe rrugen e gabuar per te penguar nje shtatzeni te padeshiruar", ka pohuar Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne MSH. Sipas tij, numri i lindjeve eshte me i larte ne zonat rurale se ato urbane. Keshtu ne keto zona rezulton se familjet lindin nga 1.5 deri ne 2 here me shume se ne qytete. Ministria e Shendetesise dhe USAID, kane nisur nje fushate sensibilizimi per rritjen e perdorimit te metodave kontraceptive bashkekohore, per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara.
"Duhet te jemi sa me metodike, sa me kembengules te kjo fushate me sa me pak patetizem tek mesazhet tona", u shpreh ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Perdorimi i kontraceptiveve nga 8 per qind, ne vitin 2002 eshte rritur ne 11 per qind ne vitin 2009. Ky nivel i ulet i perdorimit, i shoqeruar dhe me numrin e ulet te lindjeve, tregon se aborti eshte alternativa kryesore ne rastet kur ndodh nje shtatzeni e padeshiruar.
Abortet
Numri i aborteve ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Ne nje studim te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, ka rezultuar se gjate vitit 2009 jane kryer 9.100 aborte dhe perkatesisht ne Tirane 3.900 raste, me pas vjen Fieri 930 raste, Vlora 764 e pastaj Berati 545 raste. Raportimet per shtimin e rasteve te aborteve publikohen nga viti ne vit, ndersa vendi vazhdon te kete nje nivel te ulet te lindshmerise. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik shpjegojne se grate kane ende nje lidhje te forte me metodat tradicionale kontraceptive, te cilat jane me pak efektive se metodat moderne. Raportimi i aborteve me ane te skedes se abortit ka nxjerre ne pah shkaqet e shumta qe cojne vajzat dhe grate drejt abortit. "Ekzistojne nje sere shkaqesh, qe i detyrojne grate te nderpresin shtatzenine, midis te cilave mund te permenden, prirja e disa grave per t'iu perkushtuar me shume karrieres se tyre, por me e rendesishmja eshte varferia, lehtesimi nga detyrimet, numri i larte i femijeve, arsyet shendetesore, renia e numrit te martesave", thone specialistet. Sipas tyre, vetem ne Tirane gjate nje viti numerohen 10 mije lindje, kurse ne te gjithe Shqiperine jane rreth 25 mije.
Sistemi i ri i survejances se aborteve
Qe prej vitit 2005, nje grup specialistesh ne Institutin e Shendetit Publik kane filluar ngritjen e sistemit te "Survejances se abortit" ne te gjitha rrethet e Shqiperise, me qellim permiresimin e rruges se raportimit te aborteve te kryera, ne sektorin publik dhe privat (raportimi i aborteve me ane te skedes se abortit). Nje sistem raportimi per abortet, sipas saj, eshte i rendesishem, pasi grate vazhdojne ta konsiderojne abortin si nje metode te planifikimit familjar. Shtatzenite e padeshiruara, niveli i vdekshmerise amtare dhe per me teper, komplikacionet si rrjedhoje e abortit te induktuar, duhet te vleresohen pasi ato jane kercenime potenciale per shendetin e gruas. Keto te dhena tregojne edhe trendin e aborteve ne vite. Krijimi i sistemit te "Survejances se abortit" ne Shqiperi, si nje nisme e Institutit te Shendetit Publik, nen drejtimin e Ministrise se Shendetesise, krijoi themelet e tij me urdhrin e ministrit te Shendetesise qe ne vitin 2007, per mbledhjen e informacionit per abortet ne sherbimet shendetesore publike dhe private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›