E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi, "lufte per mbijetese" ne trafikun e qendres

Bashkia e Tiranes futi ne fuqi dje, bllokimin e kalimit nga "Rruga e Kavajes" drejt qendres

Eshte ora 11.00 e paradites. Sheshi "Skenderbej" eshte kthyer ne nje germadhe te vertete. Zhurma e makinerive te renda qe punojne, borite e pafundme te makinave dhe smogu qe eshte grumbulluar si nje re e hirte mbi sheshin "Skenderbej", te bejne te perpiqesh t'i largohesh sa me shpejt ketij ambienti. Te largohesh... Te gjithe duan ta bejne kete, por nuk kane mundesi. Trafiku eshte renduar se tepermi ne qender te Tiranes, ndaj asnje person nuk arrin dot ne orar ne pune, takime, apo ne detyrimet e tjera qe kane. Ky fenomen shqetesues eshte perforcuar me shume dje, pasi nisi kufizimi i trafikut edhe per rruge te tjera te Tiranes.
Trafiku
"Lufta per mbijetesen" ne trafikun e qendres, eshte shume e madhe. Drejtuesit e mjeteve nuk e vrasin me mendjen per te respektuar te tjeret, por si e si te vazhdojne perpara dhe ta lene pas trafikun, qe eshte shkaktuar per shkak te devijimeve nga ana e bashkise se Tiranes. "Lufta" behet akoma me mizore kur pjese e kesaj perpjekjeje per mbijetese, behen edhe kalimtaret. Sapo pushojne se ecuri makinat ne drejtim te Teatrit te Operes dhe Baletit, vershojne me vrull te tjera, ne drejtim te "Pazarit te Ri". Kalimtareve u duhet ta kthejne koken sa majtas-djathtas dhe mbrapa, qe te mos behen viktima te ndonje aksidenti. Ne qender te Tiranes eshte aq rremuje, sa gjithcka mund te ndodhe. Ndaj secili perpiqet te ruaje veten. Sa i perket vonesave per ne pune, mjaft prej punonjesve kane zbuluar se iu del me shume leverdia te marrin autobusin, sesa te harxhojne karburant ne trafik. Pa marre parasysh ketu, vonesen ne kohe. Pasi kane shkuar per dite me radhe me vonese ne pune, drejtuesit e mjeteve ia kane marre doren. Dalin nga shtepia rreth 40 minuta me pare se ditet e meparshme, kur punimet ne shesh nuk kishin filluar ende.
Devijimi
Trafiku eshte bere nje problem akoma me shqetesues dje, pasi bashkia e Tiranes ka nisur zbatimin e nje pjese te planit te ri per trafikun e kryeqytetit, i cili do te zbatohet gjate punimeve per rehabilitimin e sheshit "Skenderbej". Nga dje paradite eshte ndaluar rreptesisht kalimi i automjeteve ne qender te Tiranes. Me urdher te bashkise, eshte devijuar levizja nga sheshi i automjeteve qe vijne nga "Rruga e Kavajes". Tashme te gjithe drejtuesit e automjeteve qe pershkonin bulevardin "Zogu I", nuk mund te hyjne me ne sheshin "Skenderbej", por duhet te kthehen ne rrugen "Ded Gjo Luli" pas Muzeut Kombetar. Nese keta shofere duan te lidhen me "Rrugen e Dibres", tani u duhet te kthehen tek rruga pas Bankes se Shqiperise, prane selise se PS-se.
L.Ndoka

Sinjalistika
Bashkia e Tiranes, ka perfunduar para kater ditesh vendosjen e sinjalistikes se re per te mundesuar levizjen ne qender te Tiranes dhe ne rruget qe do t'u ndryshohet kahu i levizjes. Vec tabelave sinjalizuese vertikale, ka vene ne pune edhe policine bashkiake, per te ndaluar automjetet per te hyre ne shesh, ose te atyre qe parkojne ne vende te ndaluara.

Devijimi
Bashkia prej disa ditesh ka nisur planin e masave per sistemimin e trafikut, si pasoje e punimeve ne sheshin "Skenderbej". Edhe pse ky institucion ka ndermarre keto masa, drejtuesve te automjeteve jo vetem qe do t'u duhet kohe per te mesuar mbi qarkullimin e ri qe ka nisur ne Tirane, por do te duhet te perballen me nje trafik te renduar.

Vendimi
Cfare ndryshon ne itinerar:
Hapet trafiku ne hyrje te rruges "Deshmoret e 4 Shkurtit"
Rruga "Deshmoret e 4 Shkurtit", me dy drejtime levizjeje
Hiqet parkimi ne rrugen "Mine Peza", nga te dy krahet
Hiqet parkimi ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit" ne nje krah
Hiqet parkimi edhe ne rrugen "Abdi Toptani"
Hiqet parkimi ne rrugen mbrapa Pallatit te Kultures
Reduktimi i parkimeve, midis BSH dhe selise se PS-se

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›