E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet vleresimi per aftesite huamarrese te Greqise e Portugalise

Nje kompani e rendesishme e sherbimeve financiare e uli vleresimin e kreditit perseri per Greqine dhe Portugaline dy vende qe po hasin veshtiresi ne menaxhimin e borxhit te tyre qeveritar.

Agjencia Standards amp Poors e uli vleresimin e Greqise me dy grade ndersa te Portugalise me nje grade. Greqia pranoi vitin e kaluar nje pakete ndihmash financiare prej 155 miliard dollaresh nderkohe qe shume analiste financiare evropiane thone se edhe Portugalia do te detyrohet te kerkoje ndihme nga jashte.

Agjencia SampP tha se ka te ngjare qe te dy vendet te detyrohen te kerkojne me shume ndihma nga fqinjet e tyre evropiane pas dy vitesh.

SampP tha se po e mban Greqine nen mbikqyrje te kreditit e cila mund te kete ndikime negative. Kompania tha se borxhi i madh qeveritar i Greqise dhe nevojat per borxhe do ta minojne aftesine e vendit per te marre hua kur te skadojne kredite e tanishme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›