E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule viziton nesër Shqipërinë

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 20:00

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule pritet të vizitojë nesër Shqipërinë. Fule gjatë vizitës pritet të marrë pjesë në seminarin konsultativ të organizuar nga Komisioni Europian dhe ministria e Integrimit, lidhur me planin e veprimit që institucionet shqiptare për 12 rekomandimet e opinionit të KE-së.

Në këtë seminar që ka nisur sot, ka qenë i pranishëm Stefano Saninno, zv.drejtor i përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian. Pas raportimeve të detajuara të grupeve të punës për fushat specifike në kuadër të 12 rekomandimeve të KE-së, nesër, pala evropiane përfshirë komisionarin Fule dhe ajo shqiptare do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›