UFO mbi Pakistan

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 19:10
Një UFO është xhiruar në qiellin e Pakistanit, ndërsa para saj e njëjta është xhiruar edhe në Kinë, por ky xhirim nuk u publikua.
Megjithatë, ekipi i ekspertëve kinezë në krye me Yifang Zhang, vërtetoi se nuk bëhet fjalë për një fluturake të njohur ose për ndonjë fenomen natyror.
Xhirimet e papublikuara nga autoritetet kineze vetëm se kanë nxitur kureshtjen e publikut, ndërsa videoja nga Pakistani më në fund zbulon objektin rreth të cilit është ngritur një perde e madhe misticizmi.
Në video shihet një formacion i UFO-ve, të cilët bëhen bashkë dhe formojnë një rreth të përkryer, me një pikë të theksuar në mes, të cilën disa e quajnë anija bazë.