Blini aeroplanmbajtëse në internet

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një aeroplanmbajtëse personale, mund ta blejnë atë në një faqe ankandesh në internet, lajmëroi BBC.
Ministria Britanike e Mbrojtjes morri vendimin e shitjes së “HMS Ark Royal”, pasi u nxor nga shërbimi në kuadrin e një reforme, pas 25 vitesh në shërbim.
Ndonëse nuk do të sjellë më lavdi për kurorën e Mbretëreshës, aeroplanmbajtësja do të sjellë disa fitime të mira për ministrinë, e cila në këtë formë do të mund të vetëfinancojë një pjesë të fondeve për buxhetin ushtarak të këtij viti.
Disa prej propozimeve për luftanijen është një helioport komercial, një bazë për personelin e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të Londrës, një shkollë apo një diskotekë, por mund të shndërrohet edhe në një restorant kinez, pasi një biznesmen nga Shangai po mendon të paraqesë një ofertë.
Nëse oferta serioze nuk do të paraqiten, “Ark Royal”, një anije që morri pjesë në fushatën ushtarake të pushtimit të Irakut, do të detyrohet të shkrihet dhe të përdoret për skrap.