Uleza park rajonal

Eksperti i mjedisit dhe perfaqesuesi i INCA-s Zamir Dedej, sqaron se rasti i Liqenit të Ulzës është tipik, pasi 70 % e zonës nuk ka ndikim apo cenim nga aktivitetet njerëzore dhe 31% e zonës është klasifikuar nën potencial shumë të lartë për konservimin e biodiversitetit.
“Vizioni i ardhshem per kete park eshte punesimi i njerëzve, të cilët do të shërbejnë brenda sektorëve të ndryshëm. Shpresojmë që në të ardhmen liqeni do të shërbejë edhe për zhvillimin e sporteve të ndryshme, duke rritur kështu edhe më tepër mundësitë e punësimit”, thotë Dedej.
Kjo iniciative eshte mbeshtetur edhe nga kryetari i kesaj komune Pal Coku, i cili thekson se ky projekt do te ndale edhe shkatërrimin e pyjeve.
Zona e propozuar e Parkut përfshin të dy liqenet jo vetëm si zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit por gjithashtu edhe për potencialin e madh për zhvillim ekoturizmi.