E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uliks Fehmiu merr çmimin ‘Car Konstantin’

Juria e sivjetme e Takimeve filmike në Nish e ka shpërblyer Uliks Fehmiun me njërin nga çmimet më prestigjioze artistike ‘Car Konstantin’ për rolin e ti të Sredoja Govorushës në filmin „Rruga kryengritëse”( Ustaniçka ulica“) Uliksi, i biri aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, ka thënë për Betan se nuk do të ishte zhgënjyer shumë edhe po të mos kishte marrë asnjë mirënjohje, pasi që, siç ka thënë ai, mirënjohjen më të madhe e ka marrë në skenën verore në Kështjellën e Nishit nga më shumë se 5000 shikues që i kishin dhuruar duartrokitje frenetike.

Pas marrjes së shpërblimit ai ka përkujtuar se publiku i Nishit babanë e tij, Bekim Fehmiun, e kishte zgjedhur artistin më të popullarizuar në festivalin e parë të Takimeve filmike para 47 vjetësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›