Fier, motori del nga rruga, vdes një person, plagoset një tjetër
FIER-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Vlosh në Fier.
Aksidenti ndodhi kur motori me të cilin lëviznin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasoje ka humbur jetën 21 vjecari Redian Stani kurse është plagosur rëndë 21 vjecari Dervish Fetahu. I plagosuri eshte derguar menjëherë në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën mjekesore. Policia ne vendgjarje heton per shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak per aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte motori.
(d.b/News24/BalkanWeb)