Ulja e normës bazë, Konfindustria: Të shoqërohet me masa shtesë

Konfindustria i shpreh shqetësimin për mospasqyrimin në kreditimin e ekonomisë reale, të uljes së normës bazë të interesit të LEK-ut.
Në një deklarata për shtyp, kreu i konfindustrisë i ka bërë apel qeverisë, politikës dhe bankës së shqipërisë të marrin masa për këtë situatë, pasi janë shfaqur shenja të qarta të sjelljeve oligopol sidomos në:- tregun e letrave me vlerë, - komisionimet bankare dhe -termat e kreditimit të biznesit dhe qytetarëve nga sistemi bankar shqiptar i nivelit të dytë.
Konfindustria thekson se mbështet vendimin e fundit për uljen e normës së interesit për Lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqiperisë, por njëkohësisht vlerëson se është e domosdoshme marrja e masave të tjera shtesë për tejkalimin e gjendjes së vështirë në ekonominë reale si pasojë e likuiditetit të munguar në gjysmën e parë të vitit 2012.
Sipas konfindustrisë, ndikimi i uljes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për Lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 për të arritur në nivelin 4% të sotëm ka qenë i papërfillshëm si në kreditimin e ekonomisë reale ashtu edhe në tregun e letrave me vlere të qeverisë.
Duke u bazuar nga të dhënat e industrive, Konfindustria vlerëson, se për 5 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim vihet re një ulje e ndjeshme e masës së likuiditetit ne ekonomi, qe i bashkangjitet faktorit negativ psikologjik te konsumatoreve dhe shprehet ne uljen e treguesit te shitjes per industrite me pasoja te renda per zhvillimin afatgjate ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.