Ulja e temperaturave ndikon në bllokimin e rrugëve urinare
15/12/2010 Urologu dr. Kim Drasa jep këshillat për trajtimin sa më të hershëm të komplikacioneve
Kategoritë e rriskuara, preparatet që duhen për të mbajtur nën kontroll sëmundjen gjatë stinës së ftohtë
Ulja e teperaturave dhe shtimi i lagështirës ndikojnë në rritjen e frekuencës së urinimit në të dyja sekset, problematikë e cila më e theksuar shfaqet tek mosha e tretë. Nga të gjitha këto çrregullime ajo që duhet përmendur më shumë është retensioni urinar akut, RUA, i cili çon në bllokimin komplet të urinimit tek pacientët me HPB, ose siç thuhet ndryshe me zmadhim të prostatës. Në këto kushte, gjatë kësaj kohe kujdesi duhet të jetë maksimal, në mënyrë të tillë që të shmangen komplikacionet e rënduara që mund të prekin pacientin. Për këtë, në një intervistë për gazetën “Metropol”, urologu, doktor Kim Drasa, jep këshillat për të trajtuar në kohë këto çrregullime.
Retensioni urinar akut (bllokimi komplet i urinimit te pacientët)
Retensioni urinar akut vlerësohet si pamundësia e plotë dhe e papritur që pacienti të urinojë vetë. Kjo gjendje është shumë tronditëse (shokante) për pacientin dhe familjarët e tij. Gjithashtu, RUA konsiderohet si një komplikacion i rëndësishëm i Hyperplazis Beninje Prostatës (HPB) dhe mund të ndodhë në 0.4-25 për qind të burrave. Situatë të cilën ne e vërejmë në praktikën e përditshme që hasim në Urologji.
Faktorët e rrezikshëm të zhvillimit të retensionit urinar akut kanë lidhje me ashpërsimin e simptomave të traktit të poshtëm urinar, reduktimin e fluksit urinar, volumin e prostatës, volumin e urinës reziduale, si dhe mosha e vjetër e pacientit. Sipas një studimi të kryer në Olmsted (SHBA), u konfirmua se ndodhia e retensionit urinar akut ishte më e madhe në pacientët me simptoma të traktit të poshtëm urinar, të moderuara ose të rënda në krahasim me ato që ishin me simptoma të lehta ose të mesme. Një tjetër pikë që duhet theksuar është edhe fakti se evidentimi i këtij çrregullimi shtohet gjithnjë e më shumë me rritjen e moshës. Kështu, më të prekur nga ky komplikacion janë burrat në moshën 60 vjeç e sipër. Me gjithë përcaktimet e mësipërme të faktorit të rrezikshmërisë për mekanizmin preciz, nga i cili ky çrregullim precipiton, nuk është akoma komplet i kuptueshëm. Në bazë të të dhënave të gjera klinike për paraqitjen e këtij çrregullimi, mendohet që kjo gjendje zhvillohet të paktën duke kaluar një nga tri proceset specifike. Konkretisht, ka disa kondita që kërkojnë presion më të lartë të fshikëzës urinare për të filluar ciklin e urinimit. Kjo mund të zhvillojë një obstruksion mekanik të thjeshtë, p.sh një trup i huaj, një obsesion dinamik siç është rritja e tonusit të muskulaturës së lëmuar ose të strijuar, ose të dyja së bashku në një moment. Njëkohësisht, bllokimi i urinimit mund të vijë edhe si rezultat i një ndërprerjeje ose edhe të inervimit sensor të murit të fshikëzës urinare, si dhe nëpërmjet furnizimit motor të muskulaturës së vezikës urinare. Ndërkohë që ka edhe raste të tjera kur ky bllokim mund të shoqërohet me mbimbushjen e vezikës urinare.
Trajtimet mjekësore
Ndikimi në trajtimin mjekësor mund të lidhet me efektin që ka mbi tre faktorët e rëndësishëm të rrezikut që shkaktojnë këtë çrregullim, si janë madhësia e prostatës, rritja e sasisë së urinës reziduale, si dhe episodet e mëparshme të shfaqjes së kësaj problematike. Më poshtë po japim klasifikimet përkatëse për secilin faktor. Konkretisht, madhësia e prostatës Dudasteridi (Avodort) dhe Finasteridi (5 alfa reductaze inhibitor) kanë treguar që reduktojnë madhësinë e prostatës tek burrat deri në 20 apo 30 për qind të saj. Në 5 vjet studimi, 300 pacientë morën Finasterid 5 mg ose Avodart 0.5 mg çdo ditë. Volumi i prostatës u reduktua 20-30 për qind. Ndërkohë që 3 për qind e këtyre pacientëve paraqiten praninë e bllokimit urinar. Tashmë dihet që volumi i prostatës lidhet me nivelin e PSA. Studimet tregojnë që Avodarti dhe Finasteridi reduktojnë deri në 63 për qind rrezikun e ndodhisë së këtij bllokimi, veçanërisht gjatë stinës së ftohtë tek burrat me nivel PSA, më të madh se -1.4ng/ml. Kjo tregon që pacientët me zmadhim të prostatës dhe me nivel PSA të lartë janë më të predispozuar për tu prekur nga ky bllokim. Për këtë duhet të theksojmë se pacientët që mjekohen me Avodart kanë rrezikshmëri më të ulët për tu prekur nga bllokimi i rrugëve urinare. Megjithatë, në të gjitha rastet, për çdo komplikacion të shfaqur pacientët duhet fillimisht të konsultohen me mjekun specialist dhe pas vizitës specifike përcaktohet edhe diagnoza e saktë trajtuese.
Preparatet që reduktojnë volumin e urinës
Referuar faktorit të dytë, që ka të bëjë me rritjen e urinës reziduale, përdorimi i Alfa 1- Blocker (Omnic Ocas), ka treguar qe sinjifikatisht redukton volumin e urinës reziduale në një trajtim 6-mujor. Sipas një studimi personal, me këtë preparat u trajtuan rreth 754 pacientë. Efekti më i mirë i trajtimit me Omnic Ocas u vu re në kategoritë e pacientëve që kishin urinë reziduale më të lartë se të tjerët. Në këtë rast nuk u pa ndonjë lidhje e qartë midis moshës dhe urinës reziduale ose fluksit të urinës dhe urinës reziduale. Bllokimi i urinës tek këta pacientë u reduktua në masën 0.4 për qind. Ky përfundim përputhet dhe me rezultatet e studimit të Olmsted, SHBA-së.
Trajtimet për bllokimet e mëparshme
Ndërsa lidhur me faktorin e tretë, që ka të bëjë me bllokimet e mëparshme që pacienti mund të ketë kaluar, pohohet se ka të dhëna të pakta prej studimeve të mëparshme me trajtimin për kohë të gjatë me medikamente antiprostatik që të sigurojnë që bllokimi i urinës të mos ndodhë asnjëherë. Gjithashtu edhe në studimin personal është vënë re që ka pasur raste që kanë pësuar bllokim të urinës, edhe gjatë kohës që kanë qenë nën mjekim të zgjatur, ku flitet për më shumë se dy vjet. Trajtimi në këto raste është bërë me medikamente të llojit antiprostatik.
Në SHBA, ky bllokim konsiderohet si një nga indikacionet kryesore për trajtimin e pacientëve me rezeksion transuretral të prostatës, e cila realizohet në më shumë se 25-30 për qind të 250000 procedurave të kryera çdo vit në këtë vend. Mirëpo këtu duhet të theksojmë se nga përdorimi i këtij trajtimi, në rastet kur nuk kryhet si rezultat i shfaqjes së bllokimit urinar tek pacienti, gjendja shoqërohet me një rritje të sëmundshmërisë. Në dy studime shumë të mëdha bashkëkohore njerëzit që iu nënshtruan trajtimit mbas shfaqjes së bllokimit urinar manifestuan një rrezik më të lartë të komplikacioneve intraoperatore, transfuzionit të gjakut, komplikacionet pas zhvillimit të operacionit dhe vdekjen në spital. Këto të fundit, krahasuar me rastet ku pacientët të cilët iu nënshtruan rezeksionit transuretral të prostatës, vetëm për përmirësimin e shenjave të traktit të poshtëm urinar, pa pasur këtë bllokim të urinës.
Këshillat për një trajtim sa më të kujdesshëm të këtij çrregullimi
Trajtimi mjekësor për rastet e pacientëve me prostatë të zmadhuar ka një impakt në historinë natyrale të sëmundjes. Pacientët që pësojnë RUA nuk duhet asnjëherë ti nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale me operación ose me rezeksion transuretral të prostatës, pa kaluar minimumi 3 muaj nga dita që pacienti ka pësuar bllokimin e urinës. Gjithashtu duhet të dimë që dy preparatet Finasteridi dhe specifikisht Avodarti mund të reduktojnë volumin e prostatës dhe kështu çojnë drejt reduktimit të rrezikut të rëndimit të këtij bllokimi. Njëkohësisht, ky trajtim ndihmon edhe në eliminimin e nevojës për ndërhyrje kirurgjikale, të cilat në raste të caktuara mund të bëhen edhe të rrezikshme. Po ashtu edhe përdorimi i Alfa bllokuesit, Terazosiësa dhe Alfuzosinës, veçanërisht Omnic Ocas, mund të reduktojnë rrezikun e RUA së parë dhe të përsëritur. Trajtimi i pacientëve me Omnic Ocas si dhe Avodart, në një kohë, në pacientët që janë me kateter uretral, sigurojnë që pacienti të heqë kateterin uretral permanent dhe të mos ketë nevojë asnjëherë për ndërhyrje kirurgjikale, trajtim me rezeksion transuretral të prostatës, ose dhe kirurgji të hapur, e cila ka të bëjë me heqjen e prostatës nëpërmjet ndërhyrjes.