E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, largimet nga puna

Rreth 30 punonjës të OSSH-së dega Fier rrezikojnë largimin nga puna. Propozimi për shkarkimin e këtyre punonjësve që janë në pozicionin e faturistit bëhet pas ankesave të konsumatorëve lidhur me faturat fiktive. Më shumë se 100 ankesa në një ditë regjistron filiali i Fierit. Një ditë më parë Bibo ka firmosur largimin nga puna për 12 faturistë të degës Vlorë. "Nuk mund të paguaj 7 mijë lekë në një muaj. Konsumi real i familjes time nuk shkon më shumë se 2500 lekë, pasi gatimin dhe ngrohjen i kam me gaz", shprehet e shqetësuar një banore e Fierit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›