Rritet numri i punonjësve të Shërbimit Civil
Një prej pikave të rëndësishme të strategjisë është rritja e numrit të punonjësve, që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Miratimi i dokumentit forcon pozitat e nëpunësve të administratës dhe zvogëlon mundësitë e largimit të tyre nga puna pas ndryshimit të pushtetit. “Strategjia propozon që bazuar në modelin e korpusit të zyrtarëve të nivelit të lartë (Segnior Civil Servant), që përfshin sekretarët e Përgjithshëm dhe srejtorët e Përgjithshëm, nëpunësit me këtë status lëvizin lirisht në çdo pozicion në institucione të ndryshme”. Gjithashtu, vlerësohet se për një numër të madh pozicionesh të së njëjtit nivel, kërkesat e vendit të punës janë mjaftueshmërisht homogjene dhe mundësitë e lëvizjes horizontale (mobilitetit horizontal) janë të mëdha.