E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i dorëzon Palestinës eshtrat e militantëve

Izraeli ka transferuar tek Autoritetet palestineze trupat e 91 militantëve palestinezë, që thuhet të jenë vrarë në “sulmet kundër Izraelit” , ku disa prej të cilave kanë ndodhur edhe 40 vjet më parë.

Shtatëdhjetenëntë nga trupat janë transferuar në Bregun Perëndimor, ndërsa 12 prej tyre në Rripin e Gazës.

Palestinezët pritet të mbajnë ceremoni zyrtare para rivarrosjes së tyre.Palestinezët i konsiderojnë militantët si heronj, përderisa Izraeli thotë se ata kanë qenë terroristë.Qeveria izraelite thotë se transferimi i mbetjeve ka qenë një “gjest human”.

Bisedimet paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve janë ndërprerë në dhjetor të 2010-ës, për shkak të mosmarrëveshjeve për ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›