E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin ndalon në Bjellorusi, tur vizitash në Europë

Vladimir Putin ka mbërritur në Bjellorusi, në udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit që nga rikthimi në postin e Presidentit të Rusisë.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se vizita në këtë vend tregon për “natyrën speciale” të bashkëpunimit midis Moskës dhe Kievit.

Bjellorusia autokrate dhe e izoluar ndërkombëtarisht është ende nën ndikimin e fuqishëm të Rusisë.

Nga Minsku, Putini do të udhëtojë në Berlin për bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe më pas në Paris për të takuar presidentin e ri të Francës, Fransua Holland.

Putini është mandatuar më 7 maj, ndërsa në postin e presidentit ka shërbyer edhe në periudhën 2000-2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›