E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet ndertesa teksa po nxirrnin hekur. Vdesin 3 persona

Tre persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Bratilë të komunës Kodovjat në Gramsh. Viktimat janë Altin Elezi 37 vjeç, Nazif Boja 22-vjeç dhe Dritan Hoxholli 28-vjeç. Ata kanë qenë duke nxjerrë hekur në një ndërtesë të vjetër tek godina e ish-rezervave të shtetit në fshatin Bratilë.

Shembja e ndërtesës së amortizuar ka zënë brenda të 3 personat duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes të njoftuar nga banorët e zonës dhe kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të tre të rinjve.

Ndërsa grupi hetimor ka mbledhur provat për të zbardhur detajet e tragjedisë së rëndë që iu morri jetën tre personave.

Besim Dybeli        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›