Ultimatumi i SHBA Gjykata Administrative te miratohet brenda 30 shtatorit

Apeli Topalli PS te votoje ligjin seancen e se enjtes
Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane kerkuar thuajse ne menyre ultimative klases politike shqiptare qe te miratoje ne parlament brenda dates 30 shtator ligjin per Gjykaten Administrative. Permes nje deklarate per shtyp ambasada amerikane ka sqaruar se mos miratimi i ketij ligji i cili mbahet nga opozita prej me shume se 1 viti rrezikon vazhdimesine e ndihmes se qeverise amerikane te parashikuar per Gjykatat Administrative. Ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te programit te pragut te dyte te korporates Sfida e Mijevjecarit i cili u nenshkrua ne shtator te 2008-es dhe ka nje rendesi teper te vecante qe konsiston ne ndihmen qe SHBA-te japin per Shqiperine ne promovimin e transparences ne sistemin gjyqesor ne forcimin e shtetit ligjor dhe ne menyre te vecante ne rritjen e besimit te publikut tek institucionet shteterore. Ngritja e shtate Gjykatave Administrative qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme per SHBA-ne shihen si nje domosdoshmeri jetike. Per SHBAndashte ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standartet e kerkuara per integrimin e vendit tone ne BE. Duke e vene theksin tek deshtimi i ketij ligji qe prej hartimit te tij ambasada amerikane shprehet qartazi se miratimi i tij duhet te behet brenda ketij muaji ne te kundert deshtimi per ta miratuar ate do te coje ne mbylljen e veprimtarive per gjykatat administrative qe administrohen nga USAID nen programin e Pragut.
Apeli Topalli PS te votoje ligjin per Gjykaten Administrative
Kryetarja e Kuvendit i ben thirrje deputeteve te opozites qe te votojne te enjten ne Kuvend ligjin per Gjykaten Administrative qe eshte ne rend dite prej shume muajsh bile qe nga legjislatura e kaluar. Ky ligj ka nje rendesi substanciale per biznesin Drejtesine dhe transparencen. Kryetarja e Kuvendit perserit ftesen e saj ndaj opozites qe ti bashkohet mazhorances per kete ligj qe kerkon 3/5 e votave. Ky nuk eshte ligj per partite ky eshte ligj per shtetin per vendin interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter.
...