E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini te reflektoje mbi natyren e semaforit te kuq te SHBA-se

27-09-2010 / Nga Ilir Nikolla

Deklarata e ambasades se SHBA-se e dites se djeshme ka ardhur ne te njejten dite me vakine paraelektorale te Edvinit ne Berat i cili e shtoi dozen e deklaratave antishteterore duke rikthyer ne fjalorin e dites frazen do te perdorim cdo mjet per largimin e kesaj qeverie. Distance me te madhe mes mesazhit te Uashingtonit qe opozita ti kthehet parlamentit dhe kercenimit te liderit te opozites se edhe dhuna edhe rruga edhe gjithcka tjeter do te perdoret per te larguar kryeministrin sbesoj se mund te jete verifikuar brenda te njejtes dite.

Ne nje menyre te pazakonte SHBA-te jane detyruar qe mesazheve te tyre per te kapercyer ngercin dhe per te dhene voten ne parlament per nisma ligjvenese qe jane rekomandime nderkombetare dhe qe modernizojne institucionet e shtetit tu shtojne edhe nje date skadence ose ultimatumi sic jemi mesuar ta perdorim persa kohe perballe kemi nje keso opozite si kjo e Edi Rames. Deri me 30 shtator Ligji per Gjykaten Administrative duhet te miratohet ne parlament thuhet ne mesazh. Leximi i deklarates eshte i thjeshte deri me 30 ska hic kohe per asnje lloj negociate te re apo per amendime qe mund te na paraqiten diten per diell prandaj opozita eshte e ftuar te vije te enjten ne parlament e te bashkoje votat me mazhorancen per nje ligj qe gezon konsensus te plote nderkombetar qe eshte nje permbushje e standardeve dhe qe aktualisht po i kushton biznesit vendas qindra milione euro humbje. Por leximi duhet te vazhdoje pertej ultimatumit per Gjykaten Administrative per te cilen Edi Rama si frikacak qe eshte mund edhe te urdheroje shpuren e tij qe te paraqitet te enjten ne parlament per voten e interesit te larte kombetar. Perdorimi i ultimatumit eshte nje semafor i kuq per rrugen qe ka premtuar te ndjeke bolsheviku ne tentative i PS-se. Aksioni i hapur kunder heqjes se vizave dhe riperfshirja e Shqiperise ne harten e vendeve qe skane stabilitet politik ne radhe te pare pasi te tjerat vijne me radhe jane nje kontribut mirefilli antishqiptar por para se gjithash jane nje kontribut antiamerikan dhe antiperendimor. Rreshtimet jashte ketyre llogoreve merren me mend por nuk eshte detyre e nje perfaqesie diplomatike perendimore ne Tirane qe ti permende. Eumlshte detyre e opinionit ti zbertheje keto rreshtime ogurzeza qe ben Edi Rama dhe PS diten per diell.

Ai heshti dje si fija e barit dhe sguxoi ta merrte fluturimthi mesazhin amerikan dhe qe nga Berati ta konfirmonte bashkepunimin e tij si nje vote patriotike dhe qe rideklamon afinitetin perendimor te socialisteve shqiptare. Perkundrazi ai dje e trashi gjuhen me shume sesa duhej dhe ndoshta ne po i kreditojme shume maturi politike kur mendojme se ai do ti sjelle deputetet e tij te enjten ne parlament per ta perdorur voten si nje gjethe fiku per te mbuluar karakterin antiperendimor e antiamerikan te opozites ish-komuniste. Por edhe ne ndodhtte leximi shkon pertej votes se te enjtes dhe ultimatumi i djeshem i ambasades amerikane eshte semafori i kuq per Edi Ramen. Eumlshte nje semafor per bojkotin permanent semafor per protestat e pajustifikueshme semafor per lobingun e tij te piset kunder Shqiperise dhe heqjes se vizave dhe se fundmi eshte semafor per tentativen e tij per tu shnderruar ne perfaqesuesin politik te segmenteve te mafies rajonale e me gjere.

Ja partizan i dorezimit te sovranitetit kombetar tek struktura me te forta sigurie si NATO dhe BE ashtu sic kane qene zaten edhe institucionet tona shteterore ne votimet unanime per anetaresimin ne keto dy organizma. Afermendsh eshte vec nje rrjedhoje e thjeshte perfundimi se si do te sillen keto organizma ndaj nje faktori politik qe e kapercen semaforin e kuq te pranuar prej te gjitheve me te njejten papergjegjshmeri sic kapercen nje lepur gardhin e nje fushe te mbjelle me karota.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›