E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultrasit juventinë: Kanavaro është një tradhtar

Torino - Ultrasit juventinë janë kundër rikthimit të Fabio Kanavaros tek “Zonja e Vjetër”. Tifozët kishin vendosur parrulla të shumta kundër mbrojtësit të njohur gjatë ndeshjes së mbrëmshme Juventus-Lacio.

Fabio Kanavaro cilësohet si një tradhtar nga tifozët e Juventusit, pasi ai u largua drejt Madridit në momentin më të vështirë që po kalonte kjo skuadër në historinë e saj. Pas skandalit të “Calciopolit”, kur Juventusi u dërgua në Serinë B, Kanavaro vendosi të kalonte tek Reali i Madridit, ndryshe nga disa kolegë të tij.

Tashmë misioni i Kanavaros me madrilenët ka përfunduar, dhe çuditërisht drejtuesit e Juventusit shprehen të gatshëm për të rimarrë ish-fituesin e “Topit të Artë 2006”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›