Xherard vazhdon të besojë ende tek titulli
Liverpul - Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, vazhdon të besojë ende në ndonjë gabim të Mançester Junaited në rrugën drejt titullit të Premier Ligës. Xherard nuk e mendon barazimin me Arsenalin si një dështim të plotë, por e vlerëson atë, pasi erdhi ndaj një kundërshtari të fortë.
“Mançesteri ka ekip fantastik, dhe neve na duhet të shohim vetëm ecurinë e tyre. Do të ishte shumë më keq nëse ne do ta kishim humbur ndeshjen kundër Arsenalit”, deklaron Xherard.
“Tani duhet që Mançesteri të mundet, por kjo është shumë e vështirë për t’u realizuar, -deklaron Xherard.. Ende besoj se do të ketë kthesa në garën për titull dhe do të vazhdojmë luftën”.