Përcaktohen gjyqtarët e javës së 29-të
Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi gjyqtarët e takimeve për javën e 29-të të Super Ligës shqiptare.
Ndeshja kryesore e kësaj jave, ajo mes Tiranës dhe Teutës, do të drejtohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci.
Sfida Vllaznia-Besa do të gjykohet nga Remzi Sadiku. Takimi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Shkumbinit do të gjykohet nga Bardhyl Pashaj.
Kridens Meta do të gjykojë takimin Bylis-Partizani. Ndeshja e mbijetesës, ajo mes Apolonisë dhe Elbasanit do të drejtohet nga Eris Hoxha.
Ndërsa ndeshja Lushnja-Flamurtari do të drejtohet nga Ervis Peza.
Ndeshjet e javës së 29-të do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë në orën 16:30.