Gushti shton fluksin e pushuesve ne 15 dite hyjne afro 730 mije shtetas
15 ditëshi i parë i muajit gusht ka shënuar edhe fluksin më të lartë të hyrje daljeve në pikat kufitare të vendit tone. Gjithsej në Shqipëri nga data 1- 15 gusht kanë hyrë 709 mijë e 720 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë që kanë dalë 507 mijë e 379 persona.
Pika kufitare me hyrjet dhe daljet më të shumta ka qenë pika kufitare e Morinit, e cila pasohet nga pika kufitare e Muriqanit. Kjo lidhet edhe me faktin se janë të shumtë shtetasit kosovarë që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri po jo të pakët kanë qenë edhe shqiptarët e Malit të Zi, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Nëpërmjet pikës kufitare të Kuksit ku përfshihen Morini, Orgjosti, Shishtaveci, Qafë Morini dhe Qafë Prushi kanë hyrë gjithsej 247 mije e 103 shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërsa kanë dalë 165 mijë e 567 shtetas.
Ndërkohë pika kufitare e Shkodrës, ku bëjnë pjesë Muriqani, Bashkimi dhe Hani I Hotit kanë hyrë gjithsej 105 mijë 143, ndërsa kanë dalë 102 mijë 523 shtetas. Nëpërmjet pikës kufitare të Korçës ku përfshihen Kapshtica, Qafë Thana, Tushemishti dhe Gorrica kanë hyrë gjithsej 101 mijë 654 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 73 mijë 550 shtetas në total.
Kanë kaluar përmes pikës kufitare të Gjirokastrës ku përfshihen Kakavija, Tre Urat dhe Sopiku gjithsej 78 mijë e 898 shtetas të huaj dhe shqiptarë ndërsa kanë dalë 55 mijë e 601 shtetas në total.
Nga aeroporti i Rinasit gjithsej kanë hyrë 59 mijë e 837 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa kanë dalë 45 mijë 035 të huaj dhe shqiptarë.
Nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyre gjithsej 64 mijë 387 shtetas të huaj dhe shqiptarë ndërsa kanë dalë 35 mijë e 462.
Nëpërmjet 4 pikave kufitare nën juridiksionin e policisë kufitare të Vlorës ku përfshihen Porti i Vlorës, Sarandës, Qafë- Botës dhe Ripsit kanë hyrë 45 mijë e 552 shtetas të huaj dhe shqiptarë ndërsa kanë dalë 22 mijë e 496 shtetas. Nëpërmjet pikës kufitare të Dibrës kanë hyrë gjithsej 7146 shtetas ndërsa kane dale 7145 shtetas.