E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, nis seanca e dytë gjyqësore ndaj Mubarakut

Mubarak, i cili rrezikon dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve, përballet gjithashtu me akuza për korrupsion. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

83-vjeçari është sjellë sërish sot në gjykatë në një shtrat nga spitali, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai po gjykohet së bashku me dy djemtë e tij, të cilët po ashtu përballen me akuza për korrupsion.

Qindra policë jashtë ndërtesës së gjykatës janë përleshur me mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-Presidentit, ndërsa seanca ende po vazhdon.

Në seancën e sote, gjykatësi vendosi që procesi ndaj Mubarakut të bashkohet me atë të ish-ministrit të Brendshëm, Habib al-Adli, si dhe që seancat të mos transmetohen më drejtpërdrejt në televizion, sikurse ka ndodhur deri tani.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-15 13:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›