Presidenti Topi me parti të re pas përfundimit të mandatit?
Ajo që duket qartë kohët e fundit, është fakti se presidenti Bamir Topi ka shumë pak gjasa që të kandidohet për një mandat të dytë në këtë post, pas akuzave dhe sulmeve në bllok të mazhorancës.
E përdtishmja Mapo shkruan se presidenti është duke menduar për të krijuar një forcë të re politike, në të cilën do të përfshinte figura të njohura të së djathtës, të cilët janë të pakënaqur me PD-në.
Sipas gazetës, pritet që në këtë nismë të përfshihet edhe Aleanca Kuq e Zi, e cila do të kthehet në parti.
Por, presidenti deri më tani, pavarësisht zërave për një mbështetje të Aleancës, me fakte ka treguar të kundërtën, duke qenë se kaloi ligjin për regjistrimin e popullsisë.
Të gjitha këto janë hamendësime për momentin dhe muajt në vijim pritet të tregojnë se çfarë do të ndodhë me fatin politik të presidentit Topi.