E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe shpeton Tiranen

Ndertimi i Unazes se Madhe pritet qe te shpetoje jete njerezish nga aksidentet, per shkak se deri ne vitin 2011 pritet qe trafiku te shtohet me afro 40 per qind. Ndersa ne vitin 2020, kjo vlere pritet qe te dyfishohet. Pikerisht domosdoshmeria e ndertimit te Unazes se madhe dhe efektet pozitive qe ajo do te kete, kane qene ne thelb te prezantimit te djeshem te ketij projekti madheshtor, nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama. Ai theksoi se ky projekt eshte konform standardeve me te mira evropiane, qe pritet te rrise ndjeshem sigurine rrugore, si dhe te eliminoje trafikun ekzistues kalon permes kryeqytetit, trafik qe perllogaritet te arrije ne shifra mjaft te larta. Segmenti qe eshte prezantuar dje, fillon tek kryqezimi i Rruges se Kavajes, prane Shkolles Teknologjike, pershkon Seliten, duke dale prapa Kodrave te liqenit artificial, ne pjesen jugore te tyre. Prej ketu, gjurma e unazes i drejtohet Saukut dhe perfundon tek kryqezimi me Rrugen e Elbasanit, prane Akademise se Rendit. I gjithe segmenti, mesohet se ka nje gjatesi prej 5,5 kilometrash dhe sipas Bashkise, do te kushtoje rreth 20 milione euro. Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, tha se punimet per kete segment do te fillojne sapo te nenshkruhet kontrata me Banken Evropiane per rindertim dhe zhvillim dhe do te zgjasin disa vjet. Unaza e re pritet jape edhe impakt ekonomik pasi krijon nje lidhje me te mire me komunat perreth kryeqytetit. Unaza e Madhe e Tiranes eshte percaktuar si nje nga arteriet kryesore te sistemit rrugor te Tiranes, ne Planin aktual rregullues ne fuqi (viti 1989) dhe e parashikuar si e tille dhe ne Planin e Ri Rregullues. Kryetari i Bashkise se Tiranes vijoi me tej se "Paralelisht me projektin e zhvillimit te Unazes se Re, do jemi i pari qytet ne Shqiperi qe do te kemi nje qender te kontrollit te trafikut". Ne kete menyre kryeqyteti do te mund te kete nje kontroll vizual mbi trafikun e qytetit dhe do te jete e mundur permes kesaj qendre, qe te kontrollohet cdo aks, te kontrollohet cdo shkelje qe ndodh ne menyren se si qarkullohet dhe pastaj kjo shkelje do t'u percillet ne menyre te kompjuterizuar, organeve kompetente per ndeshkimin e tyre. Kjo, me qellim parandalimin e krijimit te konfliktit dhe aksidenteve ne pika te ndryshme.

Unaza e Madhe, cfare pritet te ndryshoje

Korsia tip e Unazes eshte parashikuar te kete nje korsi te dedikuar per linjat e transportit publik lokal, korsi per levizje per bicikleta dhe te kembesoreve si dhe per mjete motorike dhe parkim (privat, me pagese dhe rezidencial) per mjetet pergjate Unazes. Nga ana tjeter mendohet se impakti i pritshem nga zhvillimi i ketij Projekti ka te beje me permiresimin e levizjes dhe te trafikut, jo vetem per kete zone, por edhe ne te gjithe qytetin. Gjithashtu, nje projekt i tille madheshtor permireson ndjeshem edhe lidhjen e zonave rreth qytetit dhe ne komunat kufitare me Tiranen, me vete qytetin e Tiranes. Sipas Rames, ky projekt do te kete nje impakt te jashtezakonshem ekonomik per shkak te lidhjes se zonave te qytetit dhe rreth qytetit ne nje unitet te vetem, duke bere qe i gjithe aktiviteti qe sot eshte i copezuar dhe i penguar mes kryeqytetit dhe komunave perreth, te kthehet ne nje aktivitet te integruar nga pikepamja e levizshmerise dhe komunikimit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›