E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Shkodres, 119 milione leke shtese

Shkoder- Qeveria zgjidh qesen per here te dyte me qellim realizimin e investimit per ndertimin e Unazes se Re ne qytetin e Shkodres. Plote 119 milione leke jane akorduar se fundmi per pjesen perendimore te unazes qe po shkon drejt perfundimit. Parashikohet qe me kete fond te behet ndertimi i trotuareve anesore dhe ndricimit gjate gjithe gjatesise se kesaj unaze. Nderkohe punimet vijojne intensivisht per shtrimin me asfalt te 300 metrave te fundit te unazes. Drejtuesit e firmes zbatuese te projektit te unazes premtojne se do ta perfundojne punimet para afatit 120 ditor qe ishte parashikuar. Por ndertimi i unazes se Shkodres ka nisur qe nga viti 2006, pas fondit te akorduar nga qeveria shqiptare, e cila mesa duket brenda nje kohe te shkurter, do t'i jape jete ketij investimi, i cili pritet te cliroje, perfundimisht jo vetem rrjetin infrastrukturor, por dhe trafikun rrugor ne qytet. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka akorduar nje fond prej rreth 245 milione lekesh, per ndertimin ne dy faza te ketij aksi me gjatesi 3,5 km dhe me gjeresi 13,5 metra.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›