Liri levizjeje per 5 vende te Ballkanit
Pese vendet e Ballkanit, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina, qe synojne liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, kane bere progresin e duhur per t'u futur ne listen e bardhe te Shengenit. Keshtu shkruan gazeta EU Observer, rrjeti mediatik i Iniciatives Evropiane per Stabilitet, ne komentin e saj ne faqen e internetit. Qe prej vitit te shkuar keto 5 vende te rajonit, shkruan gazeta kane kryer reforma thelbesore ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe emigracionit te paligjshem, ato kane paraqitur pasaportat biometrike, modernizuar rrjetin e pikave kufitare dhe kane rritur bashkepunimin me Europolin, Interpolin dhe sherbime te tjera te policise europiane. Ndersa mediat spekullojne se ne raportin e vet Komisioni Europian mund te rekomandoje liberalizimin e vizave vetem me Maqedonine dhe Serbine, gazeta i kujton ministrave te Jashtem Europiane, se ndonese Shqiperia duhet te vazhdoje reformat per te arritur perspektiven europiane, Bashkimi Europian duhet nga ana tjeter te vleresoje dhe shperbleje progresin e saj. Shqiperia, shton me tej gazeta, duhet te futet ne listen e bardhe te Shengenit edhe simbolikisht, per t'u vleresuar ndershmerisht keshtu per punen e bere. Cdo vonese ne kete proces, sipas gazetes do te vinte ne dyshim kredibilitetin e bllokut. EU Observer, veren se kushtet e vendosura ne udherrefyesin e Komisionit Europian jane plotesuar, por qe ato te realizohen plotesisht duhet nje shperblim i qarte bazuar ne meritat e secilit vend. Keshtu duke u ofruar ketyre vendeve perspektiven europiane, Bashkimi Europian krijon nje terren te sigurt e reformator qe lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pra hapi me logjik qe Komisioni Europian duhet te ndjeke eshte t'u jape doren te gjitha vendeve te Ballkanit. Kjo do te ishte ne perfitimin e te dy paleve. Europa ka nevoje per nje Ballkan te sigurt reformator e me keto reformat e 5 vendet jane kthyer ne nje surprize te vertete per te gjithe kontinentin.
Marre nga "EU Observer"
Marre nga "EU Observer"