E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Rruga Durres-Kukes, merite dhe e socialisteve

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, ne nje takim elektoral te zhvilluar dje me banore te Kukesit, deklaroi se rruga Durres-Kukes eshte nje projekt i filluar nga e majta qe duket se do te perfundohet po nga e majta. "Rruga ne aksin aktual eshte finalizimi i perpjekjeve te socialisteve ne kundershti me idene e PD-se per ta kaluar nga nje aks tjeter me verior", deklaroi Koci. Lideri i PSV '91, propozoi qe kesaj rruge me rendesi te madhe kombetare dhe me tej t'i jepet emri "Ibrahim Rugova", per te nderuar kontributin e padiskutueshem te liderit historik kosovar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›