E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shtetas i vdekur e 3 të plagosur në aksident rrugor

16/06/2009  Viktima po kalonte rrugën

DURRES- Një shtetas nga Durrësi i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur dje në orët e pasdites. B. Amza ka gjetur vdekjen pasi ai është përplasur nga një autoveturë në të cilën udhëtonte një familje. Policia ka bërë të ditur se aksidenti i rëndë ka ndodhur në unazën e Shkozetit drejt Plepave në Durrës teksa Bajram A. dhe Shkurte A. po kalonin nga njëra anë në anën tjetër të rrugës. Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë ka vdekur në vend shtetasi B. A, ndërsa është plagosur rëndë shtetasja Shkurte A. ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.20 të ditës së djeshme, ndërkohë që në spital kanë përfunduar edhe udhëtarë të mjetit që bëri aksidentin e rëndë. Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me mjetin dhe kushtet e aksidentit, por ka thënë se është shoqëruar në mjediset e policisë shtetasi Dashnor Meraja në cilësinë e drejtuesit të mjetit. Ai po udhëtonte me familjarë të tij dhe duket se ka qenë pakujdesia në kontrollin e mjetit në kohën që ecte me shpejtësi shkaktarë të aksidentit të rëndë. Burime nga Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se është plagosur në mjetin që bëri aksident janë plagosur edhe shtetasit Ramadan e Zana M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›