Unë besoj se patët dhe ju rastin të vlerësoni përfaqësimin e denjë të Shqipërisë në këtë Samit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dua të shpreh kënaqësinë që
Unë besoj se patët dhe ju rastin të vlerësoni përfaqësimin e denjë të
Shqipërisë në këtë Samit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dua të shpreh kënaqësinë që isha përkrah Presidentit të Republikës në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Tashmë të gjitha vullnetet politike dhe përfaqësuese të Bashkimit Europian dhe të autoriteteve udhëheqëse të vendeve të Ballkanit Perëndimor konvergojnë në kurorëzimin me sukses të proçesit të stabilizim asocimit, në të cilin Shqipëria po ecën në mënyrë të sigurt, duke përmbushur detyrat dhe duke iu afruar më mirë standarteve të BE-së në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe të institucioneve dhe pas kësaj nuk ka asnjë vakum dhe stacion tjetër në mes: do të vijë natyrshëm anëtarësimi i vendeve tona në BE.
Unë pata rastin bashkë me Presidentin e Republikës ta dëgjoj nga
goja dhe vlerësimet e drejtëpërdrejta të Kostas Simitisit, të Romano Prodit, të Silvio Berluskonit, që do të jetë Presidenti i BE-së për 6 muajt e ardhshëm, apo të Ministrit të Jashtëm irlandez, që do të marrë
Presidencën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2004, që e konsiderojnë prçesin e përafrimit, të asociimit dhe të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të pjekur, të sigurt, e pra, të pakthyeshëm.
Ka arritur përfundimisht konsolidimin rajoni dhe vendet përbërës të tij. Natyrshëm ne krenohemi me progresin e Shqipërisë dhe rishafqim angazhimet për të kuruar dobësitë e sistemit në tranzicion që do të na bëjnë të përqafojmë në realitet standardet e BE-së, duke krijuar dhe kapacitetet e duhura jo vetëm në institucione por edhe në treg, dhe natyrisht dhe në shoqërinë civile, përfshi këtu dhe median tonë në rritje.
Besoj se të gjithë se bashku morëm stimujt e duhur nga ky samit dhe përtërimë energjitë për të vazhduar këtë proçes pa ndërprerje.